Wikidata:Hyrje

This page is a translated version of the page Wikidata:Introduction and the translation is 86% complete.
Outdated translations are marked like this.

Wikidata është një bazë të dhënash sekondare e lirë, bashkëpunuese, shumëgjuhëshe, që mbledh të dhëna të strukturuara për të siguruar mbështetje për Wikipedia-n, Wikimedia Commons, wiki të tjerë të lëvizjes Wikimedia dhe kujtdo në botë.e

Çfarë do të thotë kjo?

Le të shikojmë në deklaratën e hapjes në më shumë detaje:

  • E lirë. Të dhënat në Wikidata publikohen nën licensën Creative Commons Public Domain Dedication 1.0, duke lejuar ripërdorimin e të dhënave në skenarë të ndryshme. Ju mund të kopjoni, modifikoni, shpërndani dhe të përdorni të dhënat, madje edhe për qëllime komerciale, të gjitha pa kërkuar leje.
  • Bashkëpunues. Të dhënat në Wikidata futen dhe mirëmbahet nga redaktorët e Wikidata-s, të cilët vendosin për rregullat e krijimit të përmbajtjes dhe menaxhimit në Wikidata. Botët e automatizuar gjithashtu fusin të dhëna në Wikidata.
  • Shumëgjuhësh. Redaktimi, konsumimi, shfletim, dhe ripërdorimi i të dhënave është i gjithi në shumë gjuhë. Të dhënat e futura në secilën gjuhë është menjëherë në dispozicion në të gjitha gjuhët e tjera; redaktimi në çdo gjuhë është i mundur dhe i inkurajuar.
  • Një databaze dytësore Wikidata regjistron jo vetëm fjali, po edhe burimet e tyre, si dhe lidhjet me databaze të tjera. Kjo reflekton një larmi njohurish që mbështesin nocionin e verifikueshmërisë.
  • Të grumbullosh të dhëna strukturore. Të imponuarit e një shkalle të lartë organizimi strukturor lejon një ripërdorim të thjeshtë të të dhënave nëpërmjet projekteve të Wikimedias dhe palëve të treta, dhe mundëson kompjuterat ta "procesojnë" dhe ta "kuptojnë".
  • Mbështetje për Wikimedia wikis. Wikidata ndihmon Wikipedia-n me kuti informacioni më të mirëmbajtura dhe lidhje me gjuhët e tjera, duke zvogëluar kështu ngarkesën e punës dhe duke përmirësuar cilësinë. Përditësimet në një gjuhë vihen në dispozicion të të gjithë gjuhëve të tjera.
  • Gjithkush në botë Gjithkush mund të përdorë Wikidata-n për një numër të madh të shërbimeve të ndryshme.

Si funksionon Wikidata?

 
Kjo diagram e njësisë së Wikidata-s ju tregon elementet më të rëndësishme që ju do hasni rreth Wikidata-s.

Wikidata është një depo e centralizuar e magazinimit që mund të arrihet nga të tjerët, siç është wikis e mirëmbajtur nga Wikimedia Foundation. Përmbajtja e ngarkuar në mënyrë dinamike Wikidata nuk ka nevojë të ruhet në asnjë projekt individual wiki. Për shembull, statistikat, datat, vendndodhjet dhe të dhënat e tjera të zakonshme mund të centralizohen në Wikidata.

Magazinimi i Wikidata-s

 
Artikujt dhe të dhënat e tyre janë të ndërlidhura.

Depoja e Wikidata konsiston kryesisht në artikuj, secila prej tyre ka një etiketë, një përshkrim dhe çdo numër të emërtimeve. Artikujt identifikohen në mënyrë unike nga një Q e ndjekur nga një numër, siç është Douglas Adams (Q42).

Deklaratat përshkruajnë karakteristikat e hollësishme të një artikulli dhe përbëhen nga një tipar dhe një vlerë. Tiparet në Wikidata kanë një P të ndjekur nga një numër, siç është me educated at (P69).

Për një person, ju mund të shtoni një tipar për të specifikuar se ku janë shkolluar, duke specifikuar një vlerë për një shkollë. Për ndërtesat, ju mund të caktoni vetitë e koordinatave gjeografike duke specifikuar vlerat e gjatësisë dhe gjerësisë. Karakteristikat gjithashtu mund të lidhen me bazën e të dhënave të jashtme. Një pronë që lidh një artikull në një bazë të dhënash të jashtme, të tilla si një bazë të dhënash kontrolli autoriteti të përdorur nga bibliotekat dhe arkivat, quhet një identifikues. Lidhjet Sitelinks të vecanta të një artikull me përmbajtjen përkatëse në wikit e klientit, të tilla si Wikipedia, Wikibooks ose Wikiquote

Gjithë ky informacion mund të shfaqet në cdo gjuhë, edhe kur të dhënat e kanë origjinën në një gjuhë tjetër. Kur ke qasje tek këto vlera, klientet e wikit do të tregojnë të dhënat e përditësuara së fundmi.

Njësi Tipar Vlera
Q42 P69 Q691283
Douglas Adams educated at St John's College

Përdorimi i të dhënave

Ekzistojnë disa mënyra për të hyrë në Wikidata duke përdorur mjete të integruara, mjete të jashtme ose ndërfaqe programimi.

  • Wikidata Query dhe Arsyetuesi janë disa nga mjetet e njohura për të kërkuar dhe ekzaminuar artikujt në Wikidata. Faqja mjetet ka një listë të gjerë të projekteve interesante për tu eksploruar.
  • Klientëi i Wikit mund të përdorë të dhënat për faqet e tyre duke përdorur një ndërfaqe Lua Scribunto. Mund të marrësh të gjitha të dhënat në mënyrë të pavarur duke përdorur Wikidata API.

Ku të marr pjesë

Turnet e Wikidata-s të dizenjuara për përdoruesit e rinj janë vendi më i mirë për të mësuar më shumë rreth Wikidata-s.

Disa lidhje si t'ia nisesh:

Si mund të kontribuoj unë?

Filloni redaktimin sapo të mundeni. Redaktimi është mënyra më e mirë për të mësuar në lidhje me strukturën dhe konceptet e Wikidata. Nëse dëshironi të kuptoni mirë konceptet e Wikidata-s, ju duhet të hidhni një sy në faqet e ndihmës. Nëse keni pyetje, ju lutem mos ngurroni t'i shkruani ato në chatin ose kontaktoni ekipin e zhvillim

See also