Wikidata:Udhëzime/Artikujt

This page is a translated version of the page Wikidata:Tours/Items and the translation is 89% complete.
Outdated translations are marked like this.

Mirë se vini në guidën tonë për artikujt

 
Wikidata

Mirë se vini në Wikidata! Kjo guidë do t'ju njohë me bazat e redaktimit në Wikidata.

Ju lutemi mbani parasysh se faqja në sfond është vetëm një riprodhim i një faqeje reale—ju mund të mendoni si të ishte një livadh për ju për të luajtur dhe për të provuar gjëra të reja. Ndryshimet tuaja nuk do të shfaqen në Wikidata kështu që s'është nevoja të shqetësoheni ndërkohë që bëni ndryshime në këtë hapësirë. Le të fillojmë!

Të bëhesh një redaktor

Wikidata është një bazë e të dhënave të strukturuara e krijuar nga vullnetarë dhe çdokush mund ta redaktojë atë. Ashtu si Wikipedia, projekti mbështetet në përpjekjet e njerëzve nga e gjithë bota që punojnë së bashku për të mbledhur dhe mirëmbajtur të dhëna në më shumë se 200 gjuhë.

Ka shumë mënyra për të kontribuar në Wikidata. Disa njerëz përkthejnë dokumentimin, disa rregullojnë problemet e ndryshme në programe dhe shkruajnë aplikacione dhe disa shtojnë dhe ndryshojnë të dhëna. Të gjithë redaktorët filluan diku—kjo guidë do t'ju tregojë se si të redaktoni artikullin tuaj të parë në Wikidata.

Ideja themelore

Wikipedia është për material enciklopedik, Wikimedia Commons është një grumbullim i mediave dhe skedave dhe Wikifjalori jep përcaktime dhe informacion leksikor rreth fjalëve.

Në Wikidata, në fokus janë të dhënat e strukturuara.

Kjo bën të mundur përdorimin e të dhënave nga njerëz dhe kompjutera. Të dhënat e strukturara gjithashtu hapin shumë mundësi të mahnitshme për të cilat do të mësoni më vonë.

Artikujt

Të krijosh një strukturë për të dhëna kërkon shumë planifikim! Me qëllim që ne të mbështesim diçka si e gjithë njohuria e disponueshme në Wikipedia, neve fillimisht na duhet një mënyrë e ruajtjes së përfaqësimeve të kësaj njohurie. Këto përfaqësime të njohurisë quhen artikuj.

Artikujt janë fleksibël mjaftueshëm sa për të përfaqësuar koncepte abstrakte si "fëmijëria", "uria" dhe "pesha" dhe gjithashtu objekte të botës reale si një "televizor", një "kaike" dhe një "vullkan".

Faqet e artikuve

Çdo artikull ka faqen e tij—ku mblidhet çdo e dhënë rreth tij—dhe një numër identifikues unik. Ky identifikues është gjithmonë i ngjashëm me Q###. Ndërkohë që është i dobishëm për makinat dhe për të përfaqësuar njohurinë në shumë gjuhë të ndryshme, ky identifikues nuk është shumë miqësor për njerëzit.

Ne do ta zgjidhim këtë problem në detyrën e parë të kësaj guide. Le të shohim më nga afër faqen artikullin për Tokën, planetin tonë.

Etiketat

E shikoni se si ka vetëm një numër që e identifikon këtë faqe? Ky është një identifikues unik.

Për të shmangur nevojën e përdorimit të identifikuesve si Q###, ne i japim çdo artikulli një emër që e pëfaqëson atë më së miri. Emrat quhen etiketa dhe duhet të shtohen te të gjitha faqet e artikujve. Përderisa Wikidata është një projekt shumëgjuhësh, etiketat mund të shtohen në çdo gjuhë (ju mund të konfiguroni se çfarë gjuhës dëshironi të shikoni).

E kuptuat? Shumë mirë! Klikoni shigjetën për të mësuar se si të shtoni etiketën tuaj të parë.

Redakto

Për të shtuar ose modifikuar etiketa, ju duhet të kiloni mbi butonin "redakto" (duke klikuar mbi këtë buton, ju gjithashtu do të kaloni në hapin e radhës).

Etiketat

Klikoni mbi fushën e tekstit dhe shkruani etiketën "Toka" për këtë artikull.

Më tepër mbi etiketat

Punë e shkëlqyer!

Këtu keni disa gjëra të dobishme që duhet të dini rreth etiketave:

  • Një etiketë është si një titull faqeje që përshkruan se për çfarë bën fjalë artikulli. Duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur (p.sh. "Toka", jo "Planeti Tokë")
  • Etiketat s'kanë nevojë të jenë unike pasi mund të qartësohen nga përshkrimet—do të mësojmë më vonë rreth kësaj
  • Përdorni emrat më të zakonshëm (p.sh. "macja", jo "macja Felis") dhe shkruani me shkronjë të parë të madhe vetëm emrat e përveçëm (si Tirana, Jupiteri, ose Ismail Qemali—por jo qytet, planet, ose politikan)

Përshkrimet

Ashtu siç edhe e përmendëm, përshkrimet përdoren për të qartësuar etiketat duke dhënë më shumë detaje rreth artikullit.

Për shembull, "film dokumentar i vitit 2007 mbi natyrën" dhe "një nga katër elementët klasikë" janë të dyja përshkrime për artikujt e quajtur "Toka"—asnjë nga të cilët nuk është planeti ku ne jetojmë!

Është në rregull të kemi shumë artikuj me të njëjtën etiketë përderisa çdo arikull ka një përshkrim të ndryshëm.

Again, don't capitalize words unless they're proper names.

Përshkrimet

Le të shtojmë përshkrimin tonë të parë tani!

Përshkrimet redaktohen si etiketat. Thjesht kiloni mbi fushën e tekstit! Diçka si "planeti i tretë i Sistemit Diellor" do të ishte një përshkrim i mirë për Tokën.

Më tepër mbi përshkrimet

Punë e shkëlqyer!

Ja çfarë duhet të keni parasysh kur krijoni përshkrime:

  • Sa më të shkrutra—përshkrimet nuk janë fjali
  • Përpiquni të jeni sa më të saktë dhe neutralë që të jetë e mundur—shmangni përdorimin e informacionit që do të ndryshojë me kalimin e kohës ose që konsiderohet i diskutueshëm ose i paragjykuar
  • Përshkrimet normalisht nuk duhet të fillojnë me "një" (p.sh. "qytet në Shqipëri" dhe jo "një qytet në Shqipëri")
  • Nëse s'dini çfarë të shtoni, Wikipedia është një burim i mirë për përshrkimet—zakonisht dy fjalitë e para të arikullit do të sigurojnë mjaftueshëm informacion

Emërtimet e tjera

Ka mbetur dhe një gjë e fundit për të bërë në mënyrë që të përfundojmë së emërtuari dhe idenftikuari artikullin tonë: të shtojmë emra alternativë për Tokën në faqe.

Një emër alternativ për një artikull, siç është pseudonimi i një personi ose shkencëtari për një kafshë, quhet alias (shqip:njohur ndryshe) në Wikidata. Shtimi i emrave alternativë në faqen tonë do të ndihmojë në përfaqësimin e të gjithë emrave alternativë si dhe në kërkimin e kushteve të Tokës në artikullin që keni punuar kaq shumë për ta përmirësuar!

Emërtimet e tjera

Pak informacion mbi emërtimet alternative:

  • Ndërkohë që një artikull mund të ketë vetëm një etiketë dhe një përshkrim për çdo gjuhë, ai mund të ketë shumë emra alternativë
  • Siguroni të shkruani me germë të parë të madhe vetëm emrat e përveçëm

Është gjithashtu e mundur të shtoni më shumë se një emër alternativ për një artikull—kuti të reja teksti do të shfaqen për ju kur të filloni të shkruani.

Meqë ra fjala, një emër i mirë alternativ për Tokën mund të jetë "Bota".

Ruaj

Kur të keni mbaruar, klikoni mbi "ruaj".

Urime!

Urime! Ju e përfunduat guidën për arikujt.

Dëshironi të vazhdoni të redaktoni? Nëse jeni të gatshëm ta lini livadhin dhe të redaktoni në faqen reale, lidhjet më poshtë do t'ju ndihmojnë të filloni:

Dëshironi të mësoni përsëri? Kiloni këtu për tu kthyer në portalin e guidave.

Keni akoma pyetje? Flisni me ndonjë në bisedë live në IRC #wikidataconnect ose kontrollni faqet më poshtë për ndihmë: